Shtetet në ‘garë’ për penisin më të madh, Maqedonia e 5-ta në rajon: Kremat s’ua rrisin dot penisin

Burrat në Ekuador supozohet se kanë penisin më të madh në botë, kurse burrat në Kamboxhia supozohet se kanë penisin më të vogël. Këtë e tregojnë të dhënat e World Data Info që përfshijnë 88 vende.

Burrat nga Ekuadori kanë gjatësi mesatare prej afro 17.6 cm ndërsa më pas vijnë ata nga Kameruni 16.6 me cm dhe nga Bolivia me 16.5 cm.

copy-of-infografik.png

Sa u përket vendeve të Ballkanit, më lartë është radhitur Bullgaria në vendin e 25 me 15.02 cm, Serbia në vendin e 33 me 14.8 cm dhe Kroacia në vendin e 14 me 14.7 cm.

Shqipëria është e radhitur diku nga mesi i listës në vendin e 48 me 14.1 cm ndërsa Maqedonia e Veriut në vendin e 51 me 13.9 cm.

Për Kosovën, Malin e Zi, Bosnje & Hercegovinën dhe Slloveninë nuk ka të dhëna.

copy-of-infografik-(2).png

Vendet evropiane me madhësinë më të madhe të penisit në përgjithësi ishin Holanda në vendin 15.8 cm, Franca e 11-ta me 15.7 dhe Italia e 19-ta me 15.3 cm.

SHBA-të janë të renditura në vendin e 60 me 13,5 cm ndërsa Britania vjen në vendin e 68-të me 13,1 cm.

Në fund të listës janë Kamboxhia me 10 cm, Mianmari me 10.07 cm dhe Filipinet me 10.8 cm.

Për të zbuluar se cilat vende kanë penisët më të mëdha, studiuesit në Gjermani shqyrtuan më shumë se 40 studime të fundit që përfshinin mijëra burra, ndërsa matjet u verifikuan në mënyrë të pavarur.

Studimet mbi madhësinë e penisit kanë filluar para 1 shekulli. Interesante në këto studime është padyshim rezultati i cili është i njejtë, studim mbas studimi. Nëse flasim për një penis në gjëndje të lirë, mesatarja shkon nga 7 deri në 10 cm. Megjithatë madhësia e një penisi të lirë nuk përcakton madhësinë e tij gjatë ereksionit. Sipas studimeve, madhësia mesatare e penisit në ereksion është 12- 16 cm. Nëse flasim për perimetrin, mesatarja është 9 deri në 10 cm.

Asnjë krem, asnjë pilulë, asnjë pajisje shkencore nuk ka provuar me fakte që rritja e penisit në këto mënyra është e realizueshme. Pavarësisht se çfarë ju thonë bizneset e ndryshme. Të gjitha këto kompani luajnë dhe përfitojnë nga pasiguria juaj, duke proklamuar të pavërtetën. Mos harxho kot paratë e tua. E vetmja mënyrë se si mund të zgjatësh penisin është nëpërmjet kirurgjisë e cila nuk ofron rezultate të mrekullueshme. Kirurgu prêt ligamentet në pjesën anësore të penisit, duke lejuar pjesën e  brëndshme të tij të  dalë jashtë. Fatkeqësisht kjo rritje do të duket vetëm kur penisi është në gjëndje të lirë. Mbas operac ionit mund të kesh probleme me ereksionin sepse penisi do e ketë të veshtirë të qëndrojë drejt dhe do të bjerë midis këmbëve ndonëse në ereksion.

Padyshim që regjimi ushqimor dhe menyra e jetës suaj duhet të jetë sa më e shëndetshme që dhe penisi juaj të jetë i shëndetshëm. Mos pi duhan, fillo sportin dhe mundohu të kesh një qarkullim të mirë të gjakut. Nëse je mbipeshë, ki parasysh që indet dhjamore ndërtohen dhe rreth zonës pubike, duke e bërë penisit të duket më i vogël.

Një penis gjithashtu plaket. Normalisht ka disa proçese të njohura që lidhen me plakjen. Pjesa më e madhe e burrave fillojnë të merakosen për proçesin e plakjes gjatë  moshës 30 ose 40 vjeçare, pikërisht kur fillojnë të krahasojnë funksionet e tyre më vitet e mëparshme. Pjesa më e madhe e djemve dhe burrave kujtojne adoleshencen apo të 20tat e tyre kur numri i orgazmave në një ditë ishte i lartë dhe i thjeshtë për t’u arrirë.

Të tjera