RMV, 61-vjeçari nën hetime për plotësim të kënaqësive seksuale para fëmijëve

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka iniciuar procedurë hetimore kundër një 61-vjeçari i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të plotësimit të kënaqësive seksuale përballë tjerëve, nga neni 190 paragrafi 3 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Dyshimi i bazuar se i akuzuari e ka kryer veprën, buron nga provat e siguruara, duke përfshirë deklaratat verbale të dy vajzave nën moshën 14 vjeçare, para të cilave i dyshuari në disa raste ka kryer akte të kënaqësisë seksuale në vende publike

Prokuroria Themelore Publike

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore të Manastirit ka dorrëzuar propozim për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

LEXO EDHE KËTË: Rritet numri i pedofilëve, shumica në liri ndërsa veprimet e institucioneve sipërfaqësore

Të tjera