Një grua nga Argjentina mund të jetë personi i dytë i shëruar plotësisht nga HIV

Një banore e Argjentinës besohet të jetë personi i dytë në botë që është shëruar plotësisht nga HIV, shkruan Mollëkuqja.mk.

Besohet që virusi është hequr plotësisht nga trupi i saj, kështu thotë hulumtimi më i fundit për këtë, duke e bërë këtë grua personin e dytë në botë që është shëruar plotësisht nga HIV.

Matthias Lichterfield nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, MIT, Harvard dhe një nga autorët e studimit, ka deklaruar se kishte mundësinë të analizonte më shumë se 1.2 miliardë qeliza nga pacienti dhe të kërkonte gjurmë të HIV-it.

Megjithatë, hulumtimi tregoi që në trupin e pacientes nuk kishte asnjë gjurmë të virusit.

“Kam pasur rastin të analizoj edhe placentën. Pacientja kishte lindur vitin e kaluar dhe unë analizova 500 milionë qeliza nga placenta. Gjithashtu, aty nuk gjeta asnjë gjurmë të HIV-it. Konkluzioni është se unë testova sasi të mëdha qelizash, por nuk gjetëm HIV” theksoi Matthias Lichterfield nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts.

Lichterfield shtoi se virusi ishte eliminuar plotësisht nga sistemi imunitar i pacientes dhe më parë besohej se ky lloj i pacientëve nuk ekzistonin fare.

“Tani jemi në gjendje t’i identifikojmë këta pacientë dhe të mësojmë prej tyre, në mënyrë që të kuptojmë se si është i mundur një rezultat kaq fantastik,” shtoi ai.

Kliko për burimin e lajmit këtu.

Të tjera