“NewBorn” në Prishtinë këtë vit i dedikohet grave

Monumenti i “NEWBORN”-it në i cili ndodhet zemër të Prishtinës, këtë vit i kushtohet plotësisht grave, qofshin ata të fushës së sportit, muzikës, filmit dhe tjera. Megjithatë, një ndër mesazhet që synohet të dërgohet përmes dizajnit të ri të këtij monumenti është edhe ngritja e vetëdijes në lidhje me abuzimin dhe vrasjen e grave në Kosovë, përcjell Mollëkuqja.mk.

Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me u dhuruar grave krahë. Me i trajtuar të barabarta edhe me ju ndihmuar të ngriten çdo moment!

Fisnik Ismaili, kreator i NewBorn

Monumenti “NewBorn” i cili në shqip përkthehet “I porsalindur” është skulpturë tipografike dhe i njëjti është prezantuar për së pari herë më 17 shkurt të vitit 2008, ditën kur Republika e Kosovës shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj nga Serbia. Për çdo vit, dizajni i shkronjave të këtij monumenti që gjendet në pjesën qendrore të kryeqytetit ka ndryshuar me qëllim të prekjes së tematikave të ndryshme.

Ndryshe, “NewBorn” u zgjodh si fjalë angleze  për të përshkruar lindjen e një vendi të ri, konotacionet e tij pozitive, lehtësinë e të kuptuarit nga anglisht-folësit jo vendas dhe potencialin për ta paraqitur Kosovën si një vend të ri dhe bashkëkohor.

Të tjera