Protestë për 8 Marsin në Shkup. Foto: Mollëkuqja
Protestë për 8 Marsin në Shkup. Foto: Mollëkuqja

Në Shkup u mbajt marsh protestues për të drejtat e grave: Patriarkati vret

Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsi në Shkup u shënua përmes një marshi protestues ku aktivistët dhe qytetarët shprehën revoltën e tyre për pabarazitë gjinore.

Duke filluar nga Salla Universale, përgjatë Qeverisë e deri te Parku Gruaja Luftëtare përballë Kuvendit, protestuesit dhanë mesazhet e tyre.

Mes tjerash qytetarët brohoritën:

Patrarkati nuk është kulturë,  është krim; Drejtësia > tradita; Pa barazi, nuk ka drejtësi; Tradita nuk është justifikim për shtypje; Letë hanë trëndafila; Nuk ta bëj darkën; Duam të drejtat tona; Pa gra, s’ka paqe; Mjaft dhunës; si dhe shumë të tjera.

Ndërkaq kur protestuesit arritën para Qeverisë së RMV-së, Mollëkuqja ngriti pankartën “Zero ministre shqiptare”, për të vënë në pah (mos) përfaqësimin e gruas shqiptare në ekzekutiv.

Organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e grave deklaruan se këtë 8 Mars kanë shpallur bojkot të grave – për liri dhe autonomi nga sistemi shtypës.

“Jetojmë në një sistem çnjerëzor dhe të paqëndrueshëm të bazuar në sistem shtypës që na robëron jetët tona dhe na kufizon vendimet dhe mundësitë, të tashmen dhe të ardhmen. Dhe në kriza barra bie mbi gruan. Prandaj, ne themi, nuk duam trëndafila, por bëjmë thirrje për një luftë feministe për liri, solidaritet dhe autonomi”, thanë mes tjerash aktivistët.

Marshi u organizua nga Reaktor, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Tiiitt! Inc, Rrjeti Stella, Koalicioni Margjinal, ndërsa u përkrah edhe nga Mollëkuqja si dhe nga aktivistë dhe qytetarë të ndryshëm.

Related