Fisnik Xhelili, bashkëthemeluesi i “Mollëkuqja” ishe i ftuar si mysafir nderi nga Zonja e parë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska dhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaku në konferencën e parë ndërkombëtare “Gratë në Politikën e Jashtme”, që u mbajt në Shkup me datë 14 dhe 15 shtator.
Fokusi i paneleve ishte në pjesëmarrjen e grave në politikën e jashtme dhe nevojën për të rritur pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse, si dhe u shqyrtuan mundësitë për avancimin e rolit të grave në shoqëri si aktorë politikë aktivë dhe konstruktivë. U diskutua edhe nevoja për përfshirje më të madhe të grave në sektorin e biznesit, si dhe ndikimi ekonomik dhe ndikimi i Covid -19 te bizneset që udhëheqin gratë.
Nikoqirja e kësaj konference, Fatmire Isaku në fjalimin e saj theksoi se roli i gruas është tepër i rëndësishëm në politikën e jashtme, sepse gratë mund të jenë të suksesshme edhe në këtë sferë, ku bëri thirrje që t’i largojmë paragjykimet dhe stereotipat se gratë mund të shihen vetëm si nëna dhe mësuese.
Në konferencë u miratua deklaratë e përbashkët, duke krijuar kështu një rrjet grash diplomate nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë politik, ekspert dhe diplomatë nga rajoni dhe më gjerë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ndër emrat që morën pjesë në këtë konferencë janë: Bujar Osmani- ministër i Punëve të Jashtme, Elizabeta Gjorgievska- Zonja e Parë, Fatmire Isaku- zëvendësministre e Punëve të Jashme, Zoran Zaev- kryeministri i RMV-së, David Geer-Shef i Delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadorja holandeze e të drejtave të njeriut, ish sekretarë të SHBA-ve, ministrat e punëve të jashtme nga shtetet e BE-së, shefi i misionit të OSCE-së në Shkup, ambasadorja e Zvicrës, Britanisë, Suedisë, SHBA-ve dhe shumë emra tjerë të rëndësishëm nga vendi, rajoni, Evropa dhe jo vetëm.
Temat të cilat u diskutuan në këtë konferencë dy-ditore ishin:
- “A munden Gratë në Politikën e Jashtme të ndryshojnë Botën”
- “Angazhimi i Burrave në Barazinë Gjinore”
- “Perspektiva e Ballkanit Perëndimor mbi Gratë në Politikën e Jashtme”
- “Kuptimi i Barazisë Gjinore në Politikën e Jashtme”
- “Fuqia e Grave që Ndërtojnë Paqen “
- “Covid-19 dhe Ndikimi i tij Ekonomik te Gratë”
- “Pse Gratë Sipërmarrëse janë e Ardhmja e Bizneseve të Reja”
- “Roli i Parlamenteve në Avancimin e Barazisë Gjinore”
- “Gratë Ambasadore në Veprim”.