Mollëkuqja është në gjurmim të grave të suksesshme që dominuan vitin 2024 me arritje në sferën profesionale. Arsyeja ? E thjeshtë, për t’i vënë në shënjestrën tuaj për të shprehur mirënjohjen që meritojnë. Ecuria shkon kështu, në gjejmë njërën dhe ato gjejnë njëra- tjetrën. Si grua që vlen të veçohet për sivjet është aktorja Xaka Jonuzi Çeliku, arsyet janë dy: botoi një libër për fëmijë dhe së fundmi u emërua drejtoreshë në Teatrin Shqiptar për Fëmijë e të Rinj. Sigurisht , ka më shumë, por kushti është të përmendin gratë njëra – tjetrën dhe për tu përmendur domosdo duhet të kenë bërë diçka sivjet. Ne sjellim profilet e atyre grave dhe më pas shikoni ç‘thonë dhe kë përmendin si grua të suksesshme për sivjet.
Xaka Jonuzi Çeliku
Në këtë vit që po e përcjellim, do të veçoja dy arritje të rëndësishme:
- Botimi i librit tim të dytë për fëmijë, të titulluar “Dua të bëj një safari”. Ky është një libër me vjersha për fëmijë dhe tekste të shkurtra, drejtuar në vetën e dytë fëmijës që e lexon. Qëllimi i këtij teksti ne formë të prozës është të nxisë sa më shumë bashkëbisedimin mes fëmijëve dhe të rriturve. E shoh si shumë të rëndësishme që vogëlushët tanë të ndihen të lirshëm për të komunikuar dhe që cilado përgjigje e tyre të pranohet si e vlefshme. Pas kësaj, prindërit, mësuesit apo edukatorët mund ta orientojnë dhe zhvillojnë më tej bisedën. Në këto biseda dalin perla të papritura nga fëmijët, të cilat e bëjnë bashkëbisedimin edhe më të këndshëm! Ky libër është shumë i veçantë për mua edhe sepse vajza ime, Gonxhja, ka kontribuar me ilustrime të mrekullueshme në çdo faqe të tij.
- Emërimi im si drejtoreshë e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj. Ky rol është njëkohësisht ngazëllues dhe sfidues. Sfida qëndron në gjendjen aktuale të teatrit, që kërkon shumë punë për t’u tejkaluar. Po bëjmë maksimumin që të kapërcejmë pengesat sa më shpejt dhe të sjellim në jetë shfaqje për fëmijë. Mezi pres që Çarshia të mbushet me vogëlushë që ndjekin teatrin, ndërsa për ata që nuk mund të vijnë për arsye të ndryshme, është detyra jonë që teatri të shkojë tek ata. Besoj fort se ndjekja e teatrit është një e drejtë e çdo fëmije, dhe kjo më motivon çdo ditë.
P.S. Për të mos lënë pa përmendur: këtë vit për herë të parë kam bërë lakra turshi! Për mua ishte një arritje personale, aq më tepër që kanë dalë shumë të shijshme dhe të shëndetshme. (Qesh)
*Unë dëshiroj të përmend : Sopranon Besarta Murtezani për formimin e grupit muzikor ‘’ Besarta Murtezani dhe Ansambli Dardanus’’.
XAKA JONUZI ÇELIKU – Ka lindur në Tetovë ndërsa ka dipëomuar në Universitetin “Kirilli dhe Metodi” Fakulteti i Artit Dramatik – Shkupi 1999 – 2003. Për më shumë se dy dekada është e punësuar në Tetarin e Shkupit ndërsa përvoja e saj profesionale përbëhet nga shumë role në teatër dhe film. Rolet e realizuara ne Teatrin Shqiptar – Shkup: “Shi në plazh” – T. Lacos, regjia Ahmet Jakupi – roli i Lilit 2003, “Kah vetvetja” – Kim Mehmeti, regjia Gjergj Prevazi – koreodramë 2004, “Brekët” – Sharl Shternhajn, regjia Katriot Çipi – roli i Fridës 2005, “Labirinthet e kujtesës”- A. Halimi, regjia Kushtrim Bekteshi – roli i plakës Mari 2007, “Kaligula” – Alber Kamy, regjia Dimitar Elenov – roli gruaja e Muciusit 2008, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” – Ismail Kadare, regjia Dino Mustafiç- roli i një gruaaje dhe një vajze 2009, “ Per Gynt” – Henrik Ibzen, regjia Slobodan Unkovski – roli i Harit dhe njera prej vasheva 2010, “Kabare Orkestra” – Zhan Anui, regjia Natasha Poplavska – rolin e Pamelës 2011, “Imagjinatorët” – Dwayne Hrtford, regjia Agon Myftari – rolin e Ninës 2011, “Paraja” – Rej Kuni, regjia Ilir Bokshi – rolin i Xhenit 2012, “Opera e lypsareve” – Vaslav Havel, regjia Dino Mustafiç – rolin e Lusit 2012, “Gishti” – Doruntina Basha, regjia Agon Myftari – rolin e Shkurtes 2013, “Nen tavoline” – Roland Topor, regjia Bilge Emin – rolin e Rajmondes 2015, “Makbeth” – Uiliam Shkespir, regjia Diana Dobreva – rolin e magjistrices 2016, “Grate” – Robert Thomas, regjia Qendrim Rijani – rolin e Ogystines 2018, “Tri motrat” – Anton P. Cehov, regjia Qendrim Rijani – rolin e Mashes 2022. Rolet e realizuara në Teatrin e Tetovës: “Me grusht tehut te thikes” – August Boal, regjia Sulejman Rushiti – rolin e Marges 2012, “Akuariumi” – Refet Abazi, regjia Lluka Kortina – rolin e Elses 2012, “Morri” – Ivo Breshan, regjia Sulejman Rushiti – rolin e Mimes 2013, “Çifti i çuditshem” – Neil Simon, regjia Ilir Bokshi – rolin e Sesit 2013, “EU inspektori” – David Farr, regjia Agim Sopi – roin e Stepanes 2014. Ka luajtur dhe role tjera në teatre tjera si dhe role për shfaqje për fëmijë, po ashtu ka qenë pjesë e projekteve filmike , si : “Koha e kometës” nga Fatmir Koci rolin e murgeshes thatuqe 2007, “Librat e babait” nga Rusomir Bogdanovski 2007.Film Artistik i metrazhit të shkurtër: “Prapa territ” nga Arben Thaci etj. Ka sprovuar veten edhe në krijimtari artistike në fushën e botimeve me librin ‘’Çapkënët e klasës’’, ndërsa sivjet botoi dhe librin e dytë.
Besarta Murtezani
‘’Të punosh me mision në një vend si ky ku po jetojmë, nuk është aspak e lehtë, sidomos për artistët. Kam pasur shumë vështirësi të arrij deri këtu, natyrisht se ky rrugëtim do edhe një mbështetje të fortë institucionale dhe ka një kosto të cilën jo te gjithë kemi pasur fatin për të na e lehtësuar qëllimin drejt një misioni. Po, arrihet gjithçka nëse do, por ajo që ke humb pa mbështetje është TË MOS ARRISH NË KOHËN E DUHUR. Shpesh jam dëshpëruar ,derisa kam parë anën tjetër të medaljes, ajo që vezullon me shumë, ajo që shihet me vizion te largët dhe qëllimi kryesor ajo që le për brezat e rinj.
Një dekadë të mirë i jam përkushtuar koncerteve të këngëve lirike popullore shqiptare duke i sjellur ato ne formën sa me origjinale të ikonave që na e lan si trashëgim ketë vlerë shpirtërore kombëtare. Dhe them, po ia vlejti, pasi nuk ka kënaqësi më të madhe se kur sheh gjenerata të reja në shkolla duke punuar projekt shkollor për emrin tënd. Ka një kohë të gjatë që mbledh material të këngëve arbëreshe dhe duke dëgjuar këngët jam bindur se shqiptaret janë me të lashtë se lashtësia dhe të ruash gjuhën dhe këngët për më shumë se 600 vjet kjo vërteton se sa me dashuri të parët tanë kanë përcjellë brez pas brezi vlerat shpirtërore dhe materiale, fakt ky i cili më shton përgjegjësinë për të trajtuar këto këngë si thesaret me të çmuara shqiptare. Kur jemi te lashtësia më kujtohet një proverb që thotë: “Në do të dish historinë dhe lashtësinë e një populli ,dëgjoji këngët”.
Fati dhe bekimi im është se jam e rrethuar me shumë artistë të cilët posedojnë vlera të larta njerëzore dhe për të realizuar këto kënge natyrisht që duhej një aranzhues i cili do punonte dhe do udhëhiqte një formacion të vogël i cili erdhi si ide e një ftese që Vullnet Neziri mori për Kroaci nga z. Shuip Ziberi. Ashtu siç ka emrin Vullneti gjithmonë është aty për te kontribuar për vullnet të mirë. Po këtë vit ndodhi edhe gjetja e pllakës Ilire me mbishkrimin ‘’Dardanus’’ dhe ne këtë moment e shënuam me formimin e një grupi që do mbante përjetësisht të vërtetën historike ‘’BESARTA MURTEZANI dhe ANSAMBLI DARDANUS’’. Koncerti i parë u realizua në Tetovë me 21 maj 2024 koncert ky ku promovuam Ansamblin dhe repertorin tonë, për të vazhduar dhe për të udhëtuar më pas në Zagreb te Kroacisë me 24 maj 2014 ku u vlerësuam nga kritikë muzikorë. Kroacia na hapi shumë dyer duke mare ftesa te njëpasnjëshme për koncerte dhe festivale brenda dhe jashtë kufijve. Në tetor morëm ftesë ne festivalin ‘’TAKIMI KOMBETAR’’ i muzikës së dhomës në Elbasan ku u vlerësuam me çmimin special si Ansambli me nivel të lartë artistik . Ansambli sot numëron 8 anëtarë: Besarta Murtezani- soprano, Shkëlqim Jahi- Fizarmonikë
Jetmir Mehmedi – Kitarë, Bjondina Beqiri- Piano, Vullnet Neziri -oboist njeherit, udheheqës aranzhues dhe orkestrues i grupit, Arbër Tahiri- violinë, Syhana Reçi- Violë dhe, Gresa Mehmedi- violonçelo
Me ftesë nga shoqëria kulturo-artistike “Xheladin Zeqiri” isha e ftuar për koncert në Stamboll koncert ky i cili ishte në kuadër të Qendrës Informative Kulturore. Për fund uroj që viti 2025 të sjell shëndet dhe shumë fat për çdo kënd. P.S Bota është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë dhe Zoti për te gjithë ka lëshuar fat në kohë te ndryshme, e jona është të lëmë gjurmë, dinjitet dhe krenari në familje, shoqëri dhe Komb. Gëzuar!’’
BESARTA MURTEZANI është soprano nga Maqedonia e Veriut. Ka mbaruar dy fakultete, njërin për solo- këndim dhe tjetrin për teori muzike. Ka punuar një kohë të gjatë në mësimdhënie në shkollat e mesme te Tetovës, si edhe atë profesionale të muzikës. Momentalisht është e angazhuar si soliste në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ka marrë shumë certifikata dhe mirënjohje në punën e saj akademike si edhe çmime e trofe në punën e saj si soprano.
Ka qenë e ftuar speciale në koncertin e Ermonela Jahos që u mbajt në Shkup si edhe e ftuar nga Opera e Kosovës në koncertin e Pavarësisë. Koncertet e saja me këngë lirike janë të shumta ku mes tjerash vlen të përmendet bashkëpunimi me doajenen e këngëve shkodrane Sebahate Vishnja. “RIOLF”
Është aktive nëpër koncerte, si zë shoqërues në studion më të madhe ballkanike Pro-sound kohëve të fundit e përfshirë edhe në projekte teatrale.