Kur një grua vendos rregulla në fushën e gjelbër të futbollit, Besa Lleshi thyen “rregullat” e patriarkatit

Karateja, futbolli, arbitri, gazetaria e sportit, palestra – të gjithë këto për masën tingëllojnë si fusha të rezervuara për burrat, por e intervistuara e Mollëkuqja.mk ka thyer të gjitha këto rregulla të vendosura nga patriarkati. Besa Lleshi në periudha të ndryshme të jetës së saj është marrë me sporte të ndryshme, “zhurmat”, siç thotë ajo, se kanë penguar fare që të arrijë qëllimet e synuara.

Për gratë në sport, Lleshi thotë se çelësi i suksesit është puna.

“Çdo gjë e kam kaluar me mund, punë dhe kokën lartë, pa e kthyer kokën e pa dëgjuar zëra se si kanë zhurmuar e nga kanë ardhur. Disiplina dhe besimi në vete më kanë ndihmuar të tejkaloj çdo gjë” tha ajo.

Rruga drejt suksesit në sport për Lleshin ka qenë më e thjeshtë se e shumë vajzave tjera që vendosin të merren me këtë fushë e cila për masën, konsiderohet si “për burra”, kjo pasi ajo ka pasur mbështetjen e familjes.

Nuk e di edhe pse shumë mund të jenë të udhëhequr nga paragjykimi, mirëpo unë një mund të them se shoqëria ishte motivi im për të ecur para madje madje edhe në momentet më të vështira që mund të kalojë një sportist/e që është lëndimi, në shoqëri merrja motiv

thotë Lleshi.

Ajo tregon se e filloi me karate në moshën pesë vjeçare dhe nuk u ndal më.

“Në këtë sport kam sukseset, djersën e sportistes, sfidat gjatë rrugës por mbi të gjitha nuk jam ndalur asnjëherë.  Një dhomë e mbushur me mirënjohje, medalje, dhe kupa sporti është jeta për mua. Pas kësaj unë fillova dhe me futbollin dhe fushën e gjelbër unë arrita në dy gjëra të bukura si futbolliste dhe si refere (arbitre).”

Besa e përmbylli këtë intervistë duke ju bë thirrje të gjitha vajzave që e duan sportin, të mos heqin dorë nga të mos ndalojnë së ëndërruari vetëm për shkak të presionit dhe paragjykimeve, pasi siç tha “sporti ka nevojë për vajza”.

Të tjera