Kanceri i qafës së mitrës. Foto: Sorowannapatphotos
Kanceri i qafës së mitrës. Foto: Sorowannapatphotos

Kanceri i qafës së mitrës prek mesatarisht rreth 170 gra çdo vit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut me kancer të qafës së mitrës diagnostikohen rreth 170 gra për çdo vit. 

Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara në Raportin më të ri nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas Raportit, në periudhën 10-vjeçare, nga viti 2013 deri në vitin 2022, incidenca mesatare e kësaj sëmundjeje ishte 9.2 për 100 mijë gra, ose rreth 170 raste të reja çdo vit. 

Sipas këtyre të dhënave, kjo e bën kancerin e qafës së mitrës sëmundjen malinje të gjashtë më të zakonshme te gratë.

“Sipas të dhënave të vdekshmërisë, shkalla e vdekshmërisë është 2.9 vdekje për 100,000 gra, ose mesatarisht 52 gra që kanë vdekur gjatë kësaj periudhe nga kanceri i qafës së mitrës”, thotë Raporti. 

Instituti i Shëndetit Publik thekson se me ekzaminime të rregullta dhe kujdes të mirë për shëndetin mund të evitohen të gjitha këto vdekje, sepse kontrolli i mirë dhe zbulimi i hershëm i të gjitha rasteve sjell mundësi të mira për trajtim efektiv dhe shmangie të shumë vdekjeve. 

Shkaku kryesor për këtë sëmundje është infeksioni me HPV, një virus seksualisht i transmetueshëm.

Megjithatë shumica e infeksioneve HPV janë të padëmshme dhe zhduken spontanisht, disa lloje të virusit mund të çojnë në ndryshime prekanceroze ose kancer. 

Sipas ISHP-së, vaksinimi kundër HPV është mënyra më efektive e parandalimit, ekzaminimeve të rregullta skrinige, si dhe praktikave të sigurta seksuale. 

Në fazat e hershme, ky kancer shpesh nuk ka simptoma.

Por, fazat e avancuara mund të shkaktojnë gjakderdhje anormale vaginale midis cikleve, pas menopauzës ose pas marrëdhënieve seksuale, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale, pastaj dhimbje në shpinë, këmbë ose legen, rrjedhje të pazakontë vaginale me një erë të pakëndshme intensive, humbje peshe, humbje oreksi e ndjekur nga dobësi, ënjtje e këmbëve.

Zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë rrisin ndjeshëm shanset për shërim. 

Trajtimi për kancerin e qafës së mitrës, varet nga faza e sëmundjes. 

Në fazat e hershme trajtohet me ndërhyrje kirurgjikale ose procedura minimale invazive. Ndërsa në fazat e mëvonshme trajtohet me kombinim të radioterapisë dhe kimioterapisë. 

Related