Dy gra u arrestuan në Londër pasi protestuan kundër gjenocidit në Gaza

Dy gra janë arrestuar në Londër pasi që kishin protestuar kundër politikës së shtetit ndaj Gazës, para monumentit Cenotaph në Whitehall. Ato vendosën një flamur të Palestinës, lule të bardha dhe mbishkrime si ‘Ndaloni armatosjen e Izraelit’ dhe ‘Kurrë më për askënd’, teksa me ngjyrë të kuqe shkruan “180,000 të vrarë”. Shifra i referohet një raporti të fundit në Lancet, i cili supozon se numri i njerëzve që kanë vdekur në Gaza mund të jetë dukshëm më i lartë se ai që përflitet.

Protestueset u arrestuan me dyshimin për dëmtim kriminal, shkruajti Policia Metropolitane në X. Ato dyshohen për dëmtim kriminal të shkaktuar në rrugë dhe jo në Cenotaph, shkruan BBC News.

Protestueset vazhdimisht brohorisnin ‘Liri për Palestinën’, dhe disa kalimtarë rasti i kishin përkrahur thirrjet, shkruan Mail Online. “Në fund të Luftës së Dytë Botërore, ky vend pa trupat dhe premtoi se nuk do të lejonim kurrë të ndodhin më këto lloj mizorish. Ky monument na kujton ata që dhanë jetën duke luftuar kundër gjenocidit dhe se “kurrë më” do të thotë kurrë më për askënd. Laburistët nuk po e respektojnë këtë trashëgimi duke u bërë bashkëfajtorë në gjenocid dhe duke lejuar t’i shiten armët Izraelit.” tha njëra nga protestueset, Olivia Burnett.

Kjo protestë është vazhdimësi e një vargu protestash që bënë thirrje për pezullimin e licencave për shitjen e armëve për Izraelin.

Esther Akatwijuka, protestuesja tjetër, tha: “Në Palestinë, katër vjeçarët po pësojnë sulme në zemër nga zhurmat e bombave që bien rreth shtëpive të tyre dhe Gaza është aq e shkatërruar saqë nga hapësira duket një ngjyrë ndryshe. Gjithçka që përfaqëson Cenotaphi është në kundërshtim me qeverinë laburiste që lejon kompanitë britanike të përfitojnë nga gjenocidi”.

Të tjera