Gratë, Biznesi dhe Ligji: Maqedonia e Veriut ka marrë 85 pikë nga 100, nevojiten reforma

Maqedonia e Veriut ka marrë 85 pikë nga gjithsej 100 në hulumtimin e Bankës Botërore në lidhje me të drejtat që shteti ua mundëson ose jo grave, edhe atë në disa fusha. Hulumtuesit kryesisht janë marrë me aspektin ligjor ndërsa në këtë drejtim Maqedonia ka dalë relativisht mirë.

Por duhet theksuar se nuk është hulumtuar se sa këto ligje implementohen në praktikë ndërsa ‘Mollëkuqja’ shpesh herë ka alarmuar për ngecje në praktikë të ligjeve që promovojnë barazi gjinore.

Maqedonia e V. ka shumë punë drejt barazisë gjinore 

Gratë, Biznesi dhe Ligji ose ‘WBL2023’ titullohet publikimi të dhënat e të cilat po i analizojmë. Sipas të cilit, Maqedonia e Veriut ka nevojë për reforma në ligjet që prekin pagat e grave, ligjet që ndikojnë në punën pas lindjes dhe ligjet në lidhje me në masën e pensionimit për gratë.

Vendi ka dalë shumë keq në treguesin e këtij hulumtimi që mat ligjet që prekin pagat e grave, për të përmirësuar këtë, sipas autorëve të hulumtimit, vendi duhet ta bëje të detyrueshëm pagesën e barabartë për punë me të njëjtën vlerë, e cila do t’ju mundësonte grave të punojnë në punë industriale në të njëjtën mënyrë si burrat.

8 indikatorë, 35 pyetje, si dhe ku qëndron Maqedonia e Veriut?

Hulumtuesit kanë përdorë gjithsej tetë indikatorë me 35 pyetje, vendi qëndron më keq në rregullimin ligjor të pagave ose marrëdhënies së punës të grave, rregullimit ligjor të pensionit dhe prindërimit.

Këto janë rezultatet, 100 pikë është maksimumi, “Mollëkuqja” ka vizualizuar të dhënat e të gjitha indikatorëve.

Lëvizshmëria, 100 pikë
Vendi i punës, 100 pikë
Paga, 50 pikë
Martesa, 100 pikë
Prindërimi, 80 pikë
Sipërmarrje, 100 pikë
Prona, 100 pikë
Pensioni, 50 pikë

Mesatarja e gjithë këtyre bashkë është 85 pikë nga maksimumi i 100 pikëve. Rezultati i vendit konsiderohet të jetë më i lartë se mesatarja rajonale e hasur në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (84.4) ndërsa rezultati më i lartë i hasur në rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore i përket Qipros me 94.4 pikë.

Hulumtimi “Gratë, Biznesi dhe Ligji” i Bankës Botërore, për nevojat e “Mollekuqja” është përkthyer nga Vesa Sherifi. Ajo aktualisht është e angazhuar në Forumin për Ndryshime në Arsim ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e disa projekteve si aktiviste e shoqërisë civile.

Të tjera