Barazia Gjinore dhe marrja e vendimeve në këtë drejtim vazhdon të mbetet sfidë e madhe për Maqedoninë e Veriut në rrugën integruese për në Bashkimin Evropian. Kjo theksohet në raportin e Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2022 për vendin.
Raporti vjen me një sërë kritikash dhe sugjerimesh për atë se ku duhet të fokusohet më shumë vendi për reforma.
Sipas raportit, sfidë mbeten zbatimet e ligjeve ekzistuese, dhuna me bazë gjinore, përfaqësimi i grave në vendimmarrje, raportimi mediatik dhe të tjera.
Raporti thekson se gratë janë shumë më pak të përfaqësuara në pozitat e larta drejtuese, duke përbërë 14% të të gjithë stafit drejtues në qershor 2022.
Sa i përket barazisë ndërmjet grave dhe burrave në punësim dhe politika sociale, vërehet një hendek i dukshëm gjinor në tregun e punës. Në veçanti, shkalla e punësimit për burrat ishte 64,3 % krahasuar me 45,5 % për gratë në vitin 2021.
Të dhënat për incidentet e ngacmimeve seksuale në vendin e punës ose një sistem për të hetuar të tilla nuk janë të disponueshme.
Theks të veçantë në raport i kushtohet bashkëpunimit me OJQ-të, i cili duhet të përmirësohet nga ana e autoritetetve.
Në fushën e medias nevojiten masa shtesë për të promovuar barazinë gjinore.
Mekanizmat ndërinstitucionalë të krijuar për të zbatuar dhe monitoruar politikat që promovojnë barazinë gjinore kanë nevojë për forcimin, veçanërisht duke përmirësuar aranzhimet organizative, duke rritur kapacitetin teknik, buxhetin dhe profesionistët e trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare
Raporti i Komisionit Evropian
Kritika të mëdha ka edhe për insittucionet e drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë ka nevojë të ndryshojë Kodin Penal në mënyrë që të sigurojë mbrojtje të plotë për viktimat nga të gjitha format e dhunës, përfshirë edhe femicidin.
Shërbimet për viktimat e dhunës me bazë gjinore duhet të zgjerohen dhe nevojitet një buxhet i duhur për të përmbushur standardet e Konventës së Stambollit. Gjithashtu raporti alarmon për rritjen e kapaciteteve të strehimoreve për grate viktima të dhunës.
Vendit i mungojnë protokollet e qarta ndërinstitucionale, policisë dhe punonjësve shëndetësorë i mungojnë kapacitetet për të vlerësuar plotësisht pasojat e dhunës dhe për të marrë masat e duhura. Është i nevojshëm zgjerimi i edukimit ligjor që u ofrohet gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë për çështje të tilla si diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar, dhuna me bazë gjinore dhe seksuale ndaj grave dhe dhuna ndaj fëmijëve.
Raporti i Komisionit Evropian
Raporti nënvizon se ka ende boshllëqe në kuadrin ligjor përkatës pasi Kodi Penal dhe legjislacioni zbatues përkatës nuk janë duke u harmonizuar me Konventën e Stambollit. Ndjekja nga institucionet në rastet e përdhunimeve dhe dhunës në familje duhet të përmirësohet me protokolle të qarta ndërinstitucionale dhe shërbime të standardizuara të riintegrimit për viktimat.
Sipas raportit, sdministratës i mungon planifikimi i duhur strategjik gjinor dhe mungojnë mjetet e buxhetimit.
Gjë që kufizon mundësitë për integrim efektiv gjinor në hartimin e politikave dhe për integrimin e perspektivës gjinore në dialogun sektorial dhe menaxhimin e financave publike
Raporti i Komisionit Evropian
Ka Mungesa e të dhënave të besueshme të ndara sipas gjinisë, e cila kërkon rritjen e kapaciteteve të institucioneve përkatëse dhe përmirësimin e koordinimit institucional.
Boshllëqet dhe stereotipat gjinore sipas raportit mbeten të dukshme në jetën publike dhe politike. Raporti thekson se promovimi i barazisë dhe dënimi i gjuhës së urrejtjes, krimit të urrejtjes, diskriminimit dhe jotolerancës ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve, intersekseve dhe queer-ëve (LGBTIQ) duhet të jetë sistematik.
Mungesa e mbledhjes sistematike të të dhënave për krimet e urrejtjes bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor dhe ndjekja joefektive e tyre nga autoritetet mbetet një çështje serioze.
Përpos vërejtjeve, raporti thekson edhe reformat e vendit që ka bërë në këtë drejtim.
Raporti i Komisionit Evropian mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian u publikua me 12 tetor. Raportin e plotë mund ta lexoni: KËTU.