Në RMV shumë të infektuar me HIV nuk e dinë se e kanë sëmundjen, 21 të vdekur për 4 vite

Në katër vitet e fundit 21 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me HIV. Në ditën ndërkombëtare kundër SIDËS, u theksua nevojë që shteti të bëjë më shumë për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit. Më shumë të infektuar me HIV ka në Shkup, Tetovë, Prilep, Shtip dhe Kumanovë.

Dhjetëra raste me HIV regjistrohen çdo vit në Maqedoninë e Veriut. Në katër vitet e fundit si pasojë e kësaj sëmundje kanë humbur jetën 21 persona. Shqetësues është fakti që një pjesë e madhe e të infektuarve nuk janë në dijeni që janë bartës të infeksionit dhe kështu atë e transmetojnë te tjerët.

·         2019, 66 raste me HIV, 3 të vdekur

·         2020, 32 raste me HIV, 8 të vdekur

·         2021, 44 raste me HIV, 7 të vdekur

·         2022, 36 raste me HIV, 3 të vdekur

Nga rastet e regjistruara vitin e fundit 31 janë burra, 4 gra ndërsa një transgjinore. Personi më i ri i infektuar është një 20 vjeçar ndërsa pjesa më e madhe prej tyre kanë kryer marrëdhënie me persona të gjinisë së njëjtë. Më shumë të infektuar ka në Shkup, Tetovë, Prilep, Shtip dhe Kumanovë.

Përkundër shifrave të frikshme, Ministria e Shëndetësisë vitet e fundit vazhdimisht ka shkurtuar buxhetin për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Në vitin 2021 ky buxhet u shkurtua për 40% ndërsa këtë vit në vend të 130 milionë denarëve të parapara, u planifikuan vetëm 95 milionë denarë.

Sipas Elizabeta Bozhinoskës nga organizata joqeveritare HERA, është e mundshme që ky infeksion të vendoset nën kontroll.

ELIZTAVBEA.jpg

 

Është e nevojshme të ketë kushte për diagnostikim të hershëm, gjegjësisht testime për HIV, para së gjithash te personat më të rrezikuar dhe te ata që janë jashtë sistemit shëndetësor. Rrjet i gjerë aktivitetesh parandaluese, siç janë ndarja e mjeteve sterile, gjilpëra, përderisa ka përdorim të drogës, për të zvogëluar dëmin për HIV dhe infektime tjera të përçueshme seksualisht

Elizabeta Bozhinoska, HERA

Sipas Bozhinoskës, personat pozitiv me HIV nuk duhet stigmatizuar dhe diskriminuar pasi në qoftë se trajtohet, sot me këtë sëmundje mund të jetohet normalisht dhe pa asnjë pengesë.

Sot të jetosh me HIV, përderisa personat janë në terapi edhe jetëgjatësia mesatare e tyre barazohet me personat të cilët nuk kanë HIV, gjithashtu munden që të planifikojnë të bëhen prind pa asnjë rrezik që infeksioni të transmetohet te fëmijët e tyre, të kenë jetë të kënaqshme seksuale pa rrezik që HIV të transmetohet te partneri përderisa ata janë në terap

Elizabeta Bozhinoska, HERA

Si masë parandaluese për shpërndarjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është treguar edhe përfshirja e edukimit seksual në kurrikulat shkollore. Në vend sapo ka përfunduar pilot programi për këtë dhe pritet që Ministria e Arsimit të ndërmerr hapat e nevojshme për vendosjen e kësaj lënde në arsimin formal. Ndryshe, nga viti 1987 deri sot në Maqedoninë e Veriut 129 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e HIV, që përbën shkallën e vdekshmërisë prej 21,2 për qind.

Të tjera