Njëzet vjeçari V.L. nga Tetova u arrestua sot (13 prill) rreth orës 12:30 pasi ndaj tij pati denoncim nga një prind se ka sulmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Sot (13 prill) rreth orës 12:50, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 20-vjeçarin V.L nga Tetova i cili gjysmë ore më parë ishte denoncuar nga një 34-vjeçar nga Tetova se dje në mbrëmje (12-prill), ka tentuar të kryejë sulm gjinor ndaj vajzës së tij të mitur
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë
Njëzet vjeçari është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, me ç’rast kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Përndryshe, sot Prokuroria Themelore në Manastir njoftoi se ka iniciuar procedurë hetimore për një 61 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të plotësimit të kënaqësive seksuale para dy vajzave të mitura.
LEXO EDHE KËTË: Rritet numri i pedofilëve, shumica në liri ndërsa veprimet e institucioneve sipërfaqësore